Kërcënojnë me “kallje” të burgut

Të burgosurit e Dubravës të cilët kanë hyrë në grevë duke thënë se nëse deri të enjten në mbrëmje kërkesa e tyre për falje individuale nuk plotësohet, ata edhe mund t’i vënë zjarrin këtij burgu.

Lajme

20/02/2014 07:10

Të indinjuar me vendimin e Presidentes Atifete Jahjaga, që në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës, me dekret shtetërorë fali vetëm dy të burgosur, të burgosurit e burgut të Dubravës tashmë kanë hyrë ne grevë dhe thonë nëse nuk u plotësohen kërkesat ata do t’i vënë flakën burgut.

I burgosuri në Dubrave, Naim Ahmeti – të cilit i kanë mbetur vetëm 2 vjet burgim, nga 12 vjet sa ishte dënuar-ka thënë për “Koha Ditore”, i cili është prezantuar si anëtar i këshillit grevist, ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri të enjten në mbrëmje, ata edhe mund të radikalizohen.

“Kemi dhënë 72 orë ultimatum nga e marta deri të enjten, që të rishqyrtohen kërkesat tona për falje individuale. Në të kundërtën ne do të radikalizohemi. Një prej masave do të jetë edhe kallja e burgut dhe kemi të gjitha përgatitjet për këtë. Sesi do ta realizojmë është çështje e jona”, ka thënë Ahmeti për “Koha Ditore”.

Presidentja Atifete Jahjaga kishte falur vetëm dy të burgosur. Ndërkaq, asaj i janë dërguar 515 kërkesa për falje.