Kërcënoi policinë me armë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të uniformave blu.

Lajme

21/02/2016 19:39

Shtetasi i arrestuar është Erion Hoxha, banues në Tomin të Dibrës. Uniformat blu u vunë në ndjekje të tij pas informacioneve se kishte një armë në automjet ndërkohë që lëvizte në aksin rrugor Kala e Dodës -Peshkopi.

Menjëherë sapo shtetasi në fjalë ka vënë re që po e ndiqte policia, ka dalë nga mjeti me armë në dorë duke kërcënuar efektivët me fjalët: “Mos u afroni se do t’ju vras”. Pas rreth 1 orë negociatash më autorin, u bë i mundur arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i armës automatik model 56, së bashku me 2 krehra me nga 30 fishekë.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi dhe mjetin tip “Opel” me targa AA 351 CN me të cilin po lëvizte i arrestuari.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kanosje serioze për vrasje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt”.