‘Kërcënohet’ kombëtarja

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FFS), Tomislav Karadzic ka 'kërcënuar' Kombëtaren Shqiptare duke thënë se skuadra e Serbisë do të shënojë fitore në ndeshjen nesërme.

Sport

13/10/2014 15:08

Tomislav Karadzic është i sigurtë se Serbia do të shënojë fitore në ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë, në një stadium i cili do të jetë i stërmbushur nga tifozët vendas.

“Jam i bindur se Serbia nesër do të zhvillojë një lojë të mirë përpara një stadiumi i cili do të jetë i stërmbushur nga tifozët tanë. Duam vetëm tre pikë nga ky takim”.

“Pas këtij takimi ne do të ndeshemi me Danimarkën ku përsëri do të kërkojmë të shënojmë fitore. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë plani ynë do të realizohet me sukses”, tha Karadzic.

Ndeshja e madhe dhe historike do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e Partizanit të Beogradit i cili posedon diku rreth 25 mijë ulëse.