Kërcënohet me jetë legjenda e futbollit turk, Hakan Shukur

Motorçiklisti turk Kenan Sofuoglu ka kërcënuar me jetë ish futbollistin e njohur Hakan Shukur pas tentativës së dështuar për të organizuar grusht shteti në Turqi.

Sport

16/07/2016 23:43

Ish Futbollisti Shukur njihet si mbështetës i rivalit të Presidentit Erdogan, klerikut Fet’hullah Gulen.

Kërcënimi ndaj Shukur është bërë në Facebook-un e motorçiklistit, i cili i ka ndaluar dikur sulmuesit të njohur që të mos shkojë në qytetin Sakarya, në të kundërt qytetarët do ta kapin dhe dhunojnë rëndë.

Sakarya është qytet pak orë larg Stambollit, ku dhe jeton Hakan Shukur. Motorçiklisti që ka bërë kërcënimin është mbështetës i Presidentit Erdogan dhe ditën e djeshme doli në rrugë për të kundërshtuar grushtin e shtetit./SYRI.net/