Kërcënimi për heqje të mëditjeve i sjell deputetët në seancë (Foto)

Kuvendi i Kosovës për disa mbledhje radhazi ka pasur problem me koorum pasi shumica e deputetëve mungonin në seanca.

Lajme

25/05/2016 10:43

Thirrjet e njëpasnjëshme të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli që përfaqësuesit e popullit të tregoheshin përgjegjës në obligimin e tyre, nuk kishin efekt deri në momentin e kërcënimit, raporton lajmi.net.

Pas raportimit të mediave se kryetari Veseli kishte vendosur që t’ua hiqte mëditjet të gjithë atyre deputetëve që do të mungonin në seanca, ndodhi e kundërta.

Sot deputetët kanë mbushur sallën e Kuvendit, duke bërë që të mos ketë problem me koorum sikur në seancat e kaluara.

Gazetari i lajmi.net i cili ndodhet në Kuvend, raporton se në seancë momentalisht ndodhen 71 deputetë. /lajmi.net

2