Kërcënimi i Berishës për Ramën: Do ikësh si Ramiz Alia me autoblinda

Ashtu si çdo të enjte, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur në çadrën e protestës në bulevard.

Lajme

27/04/2017 15:30

Berisha nuk i ka kursyer deklaratat e forta, ku thotë se populli është i gatshëm ta nxjerrë Ramën nga zyra.

Ai i kujtoi Ramës një histori të vitit 1991, ku sipas Berishës, bashkë me familjen është evakkuaur me autoblind nga Ramiz Alia dhe është strehuar në Zall Herr.

“Revolucioni e ka zemrën në këtë çadër, javën që kaloi filloi mosbindja civile, e cila do ta flakë Edi Ramën në koshin e mbeturinave të historisë, njësoj si etërit e tij. Edi Ramës do t’i kujtoj një moment më 20 shkurt ‘91 ku është evakuuar me autoblindë nga Ramiz Alia bashkë me familjen. Tani s’ka më Zall Herr për ty, as në Surrel nuk mund të rrish, kjo çadër do të krrejë ty nga kjo zyrë, do të japë vendin që meriton”,ka thënë Berisha, shkruan Lapsi.al.