Kërcënimet ndaj Kosovës, Nikoliq takohet me ambasadorin amerikan

Presidenti serb Tomislav Nikoliq do të takohet nesër me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Lajme

16/01/2017 15:20

Takimi vjen dy ditë pas incidentit me tren i cili ishte nisur nga Beogradi në Mitrovicë e Veriut me ç`rast ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kosovare, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Ky takim poashtu ndodh pas vlerësimeve të kreut të shtetit serb se “ngjarjet në lidhje me trenin duken si ndalesat e fundit të administratës amerikane në largim”.