Kërcënimet e SBASHK-ut për grevë, qeveria nesër shqyrton projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar për Arsim dhe Kulturë për grevë të përgjithshme që nga 13 prilli, kanë bërë që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë.

Lajme

10/04/2018 18:47

Kushti kryesor i SBASHK-ut ai për Projektligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta do të shqyrtohet në qeveri.

Lajmi.net mëson se në mbledhjen e nesërme të ekzekutivit do të votohet ky projektligj, i cili do t’i procedohet më pastaj Kuvendit.

Kusht ky që ka qenë kryesor nga SBASHK-u për ta ndaluar grevën. /Lajmi.net/