Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, kështu i përgjigjet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth deklaratës së Thaçit se është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme

13/11/2018 15:44

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth deklaratës së Thaçit se pas takimeve në Parisë është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe se do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se nëse ai ka çfarë të bisedojë do të ishte mirë, por nëse s’ka atëherë s’ka mungesë të shkëmbimit të informatave, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se disa liderë botërorë janë kundër idesë për korrigjim të kufijve, dhe sipas tij kjo është një shenjë e mirë.

Për kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë ka thënë se kjo çështje nuk është fare në agjendë, ngase Kosova përballet me sfida shumë më të rëndësishme, siç është anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi. /Lajmi.net/