Kërcënimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, reagon ministri Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar për paralajmërimin e Listës Serbe për t`u bashkuar me opozitën kosovare për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Lajme

10/11/2018 18:50

Ai ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe” dhe se serbët ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, siç thotë ai, janë qytetarë të Republikës së  Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj po ashtu ka thënë se nuk kanë frik nga zgjedhjet, për te cilat thotë se ato janë larg.

“Ne do vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht që çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Lajmi.net/