Kërcënim me bombë në kompaninë e Microsoft, evakuohen punëtorët (FOTO)

Më shumë se 1,800 punëtorë janë larguar nga ndërtesa si pasojë e një kërcënimi me bombë të cilin tanimë policia është duke e hetuar.

Bota

10/11/2015 15:14

Rreth 2,000 punëtorë janë evakuuar nga ndërtesa pasi që janë alarmuar nga ky kërcënim në orën 12:06 pasdite.

Mediat vendase kanë raportuar se kompania ka pranuar një thirrje kërcënuese, gjë e cila ka shkaktuar që punëtorët të dalin nga ndërtesa, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, hetuesit policorë besojnë që i gjithë ky ishte vetëm një mashtrim.

Punëtorët tani janë kthyer në ndërtesë për ta vazhduar ditën e tyre të punës.

Një vendas e ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen qindra punëtorë jashtë ndërtesës.

Embedded image permalink

/Lajmi.net