Kërcen nga lartësia me parashutën e ngjitur në lëkurë! (Video)

Një kërcimtar ka marrë guximin të përballet me një rrezik të vërtetë, pasi ka kërcyer nga një lartësi e madhe me parashutën e ngjitur vetëm në lëkurë.

Fun

11/09/2014 00:22

Një i ri nga Rusia ka postuar një video mjaft frikësuese, e cila e tregon atë duke kërcyer nga një shkëmb i lartë drejt një fushe në kantonin e Bernit në Zvicër.

Por, jo si kërcimet e zakonshme që bëhen, ai ka vendosur të lidhet me një parashutë e cila kapet vetëm në lëkurën e tij, pa veshur as edhe një bluzë.

Video ka përshkrimin ‘Është të shtysh kufijtë e asaj që mendja nuk mundet.’

Zvicra është ndër vendet e pakta që nuk e ka të ndaluar këtë lloj kërcimi, megjithëse 31 njerëz kanë vdekur derisa kanë kërcyer nga ky shkëmb në Zvicër gjatë 13 viteve të fundit.

]