Kërcëllitja e dhëmbëve e dëmshme për shëndetin

Zakoni i përbashkët i kërcëllitjes së dhëmbëve mund të ketë pasoja të gjera shëndetësore.

Lifestyle

29/04/2015 17:53

Si rezultat i kërcëllitjes ekspozohet dentina, e cila përmban mbaresa nervore që bëjnë që dhëmbët të bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm.

“Sa më shumë që i kërcëllitni dhëmbët ose sa më fort që kafshoni, aq më afër nervave jeni”, thotë Dr. Thomas Wolf nga Shoqata e Dentistëve Gjerman.

Në raste ekstreme, nofullat pësojnë dëmtime dhe dhëmbët mund të bëhen të dobët dhe kështu të prishen, transmeton Lajmi.net.

Kërcëllitja e dhëmbëve është aq e pakëndshme për dikë sa është edhe ngrënia e thonjve. Përderisa disa i kërcëllasin, disa kafshojnë vazhdimisht, duke i shtypur dhëmbët shumë kundër njëri-tjetrit.

Shtyrja e gjuhës drejt dhëmbëve dhe kafshimi i saj është i ngjashëm me zakonet e tjera jo të shëndetshme.

E gjitha kjo shkakton që muskujt e fytyrës, sidomos ata në nofulla, të rëndohen, transmeton Lajmi.net. Ky proces përfshinë gjithashtu edhe pjesën e prapme të kokës, supet dhe shpinën.

Muskujt e rënduar mund të shkaktojnë pastaj dhimbje koke, tringëllimë në vesh dhe probleme me sy. Ata të cilët vuajnë nga këto zakone duhet të monitorojnë edhe sjelljen e tyre të ecjes.

Dhëmbët nuk duhet të bëjnë kontakt në përgjithësi, përveç kur jemi duke ngrënë. Ka shumë terapi të ndryshme. Wolf përdorë hipnozën. Dhe shumë pacientë mund të ndihmohen duke u konsultuar me një psikoterapist. Edhe ushtrimet mund të ndihmojnë!