Keq e më keq për Lenjanin

Ermir Lenjani nuk po gjen qetësi në karrierën e tij, pasi as eksperienca e tij te Sioni nuk po shkon mirë. Lenjani u afrua te ekipi zviceran kur trajner ishte Paulo Tramexani, por me largimin e tij nga ekipi, trajneri aktual nuk e ke aspak në planet e tij lojtarin.

Sport

14/01/2018 18:04

Trajneri Gabri konfirmoi se mesfushorin nuk e ka në plane, dhe ai tani ka dy opsione, të largohet për në një ekip të ri ose të qëndrojë te ekipi B i Sionit deri në fund të sezonit.

“Dua të punoj me një grup më të përmbledhur, maksimumi 20-22 elementë. Ia kam konfirmuar klubit këto ndryshime, duke shtuar numrin e lojtarëve që do të stërviten me të rinjtë.”

“Në listën e atyre që nuk janë më në planet e mia janë Konstant, Akuafreska, Karlitos, Paulo Rikardo, Lurati, Zverotiç, Adao, Lenjani dhe Milosavljeviç. Të gjithë janë jashtë grupit”, deklaroi Gabri.

Karriera e Lenjanit po shkon gjithmonë e në rënie pasi edhe nga edhe dy e ekipet e kaluara të tij e larguan në të njëjtën mënyrë. Fillimisht Reneja në Francë, me të cilën mundi të luante vetëm 6 ndeshje në ekipin e parë, dhe më pas Nantes.