Këpucët speciale të Bale

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka fituar një palë këpucë me dizajn të veçantë me dragua, për duelin me Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/10/2014 11:54

Së fundmi kemi parë dizajne të ndryshme të këpucëve të futbollit. Por, një palë që janë krijuar posaçërisht për yllin e Real Madridit, Gareth Bale, janë vërtetë të veçanta.

Këpucët e krijuara nga Yohji Yamamoto, kreator, kanë një pamje të pazakonshme për një palë që mund të përdoren gjatë ndeshjeve.

Bale pritet të paraqitet me to sonte në duelin kundër Ludogorets Razgrad në Ligën e Kampionëve, ku Real Madrid mund të ketë të veshur fanellën e zezë me dragua, i cili gjendet edhe në këpucët e Bale. E frikshme…