Këpucët që ndryshojnë ngjyrën falë një aplikacioni (Foto)

Këpucët e të ardhmes do të ndryshojnë ngjyrën dhe dizajnin në bazë të shijeve. Gjithçka falë një aplikacioni me një prekje në telefonin e mençur.

Auto & Tek

07/07/2015 15:19

kepucet 2Ideja, që nuk është kthyer ende në një produkt për tregun, është e Rehabstudio, një studio zhvilluesish londinez që ka menduar për “Shift Sneakers”, këpucët e gjimnastikës që janë në gjendje të shfrytëzojnë të rejat e fundit për veshjet hi tech. Kështu, nëse ble një palë do të kesh në dispozicion mijëra të tjera për ti veshur e përshtatur pa kufi.

kepucet 3Atletet bëhen nëpërmjet copash përçuese, reaktive dhe që lidhen me një ekran mini led. Aplikacioni, në fakt, është menduar si një dyqan ku ble paketë dizajnesh dhe ngjyrash. Por jo vetëm kaq. Nëse kërkoni ti përshtatni me veshjen, mjafton të bëni një foto të veshjes dhe këpucët do ta gjejnë vetë tonalitetin e duhur për një kombinim perfekt. / Top Channel