Këpucët me gazetë

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli nuk është asnjëherë larg nga qendra e vëmendjes. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për golat e tij, ose ndonjë veprim të çmendur jashtë fushës, ish ylli i Manchester Cityt asnjëherë nuk përfundon në harresë. Balotelli e di këtë. Në paraqitjen e tij për Milanin kundër Romës të hënën…

Sport

17/12/2013 07:00

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli nuk është asnjëherë larg nga qendra e vëmendjes. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për golat e tij, ose ndonjë veprim të çmendur jashtë fushës, ish ylli i Manchester Cityt asnjëherë nuk përfundon në harresë. Balotelli e di këtë.

Në paraqitjen e tij për Milanin kundër Romës të hënën mbrëma, ai hyri në ndeshje me një palë këpucë sportive që përmbanin disa nga kryetitujt e karrierës së tij të deritashme.

Pa dyshim, me prezencën e titullit të famshëm ‘Why Always Me?’ pas festës së tij në Old Trafford. Mirëpo, fatkeqësisht për tifozët e Milanit, sulmuesi nuk arriti të përfundojë në qendër të vëmendjes në ndeshjen kundër Romës.

Rossonerët barazuan 2:2, por gazetat e shtypura në këpucët e tij nuk i sollën një gol.

Ai asistoi për Sulley Muntarin i cili e barazoi rezultatin në minutën e 77’të por nuk shënoi për vete në minutat shtesë kur kishte vetëm portierin për ta mposhtur.