Këpucët e veçanta të Suarezit

Secili futbollist ëndërron që këpucët e tij të jenë të rehatshme dhe t’ia japin ndjenjën se i ka këmbët e zbathura, derisa në fakt ka përkrahje maksimale falë një dizajni tradicional. Për këtë arsye kompania e veshmbathjeve sportive Adidas ka lansuar këpucën e quajtur ‘Samba Primeknik’. Këpuca sportive është prodhuar si edicion i limituar dhe…

Sport

27/02/2014 18:59

Secili futbollist ëndërron që këpucët e tij të jenë të rehatshme dhe t’ia japin ndjenjën se i ka këmbët e zbathura, derisa në fakt ka përkrahje maksimale falë një dizajni tradicional.

Për këtë arsye kompania e veshmbathjeve sportive Adidas ka lansuar këpucën e quajtur ‘Samba Primeknik’.

Këpuca sportive është prodhuar si edicion i limituar dhe për herë të parë në histori përmban ‘qëndisje’.

Sikurse të bëhej fjalë për këpucët e kohës së shkuar të përdorura nga legjenda si Pele e Diego Maradona, ky dizajn i ri është mjaft atraktiv dhe i bukur.

Së paku ato i pëlqyen shumë sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.