Këpucët e mençura që i udhëzojnë të verbërit

Ditët e udhëzimit në rrugë përmes celularit janë duke përfunduar. Kjo për shkak se tani jani krijuar disa këpucë të menpura që i udhëzojnë përdoruesit nëpër rrugët e ndryshme.

Auto & Tek

30/07/2014 21:02

Kompania indiane e teknologjisë Ducere Tech ka krijuar këpucët e mençura të quajtura Lechal, të cilat mund ta orientojnë përdoruesin nëpër rrugë pa pasur nevojë që të përdorë celularin.

Lechal dëgjon vendin ku dëshiron të shkon përdoruesi në gjuhën angleze dhe më pas e përkthen në gjuhën hindi.

Përdoruesi mund ta vendosë destinacionin në të cilin dëshiron të shkon edhe përmes aplikacionit Lechal duke përdorur Google Maps ose aplikacione të ngjashme navigimi.

Këpuca e majtë ose e djathtë më pas kthehet në bazë të lokacion në të cilin përdoruesi dëshiron të kthehet.

Nga kjo pikë, kompania mendon se përdoruesi më nuk ka nevojë të shikojë në celularin e tij për të gjetur ndonjë lokacion dhe se do t’u ndihmojë shumë sidomos të verbërve.