Këpucët e çuditshme, për të mos frikësuar pëllumbat (Video)

Keiko Ohata nga Japonia, i ka punuar një palë këpucë në formë të pëllumbave, në mënyrë që të mos i frikësojë shpezët e saj të preferuara.

Fun

29/05/2017 00:24

Ajo ka qëndruar pranë zogjve që po ushqeheshin. Ata nuk largoheshin prej saj, por vepronin natyrshëm, transmeton Telegrafi.

“Ishin duke ngrënë, as që e shihnin atë grua”, është një koment lidhur me rastin.

Shumë shikues e kanë vlerësuar përpjekjen e saj që të jetë sa më e afërt me këto shpezë.

YouTube player