Këpuca e Artë, Suarez lë prapa Ronaldon

Luis Suarez shënoi katër herë ndaj Gijonit, për ta marrë kryesimin në garën për Këpucën e Artë.

Sport

23/04/2016 22:28

Luis Suarez është lider në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga dhe Evropë.

Sulmuesi uruguajan shënoi katër gola në fitoren 6:0 të Barcelonës ndaj Sporting Gijonit.

Ai tani ka 34 gola, tre më shumë se Ronaldo që mbetet në pozitën e dytë tashmë, tri ndeshje para fundit./Lajmi.net