Këpuca e Artë: Messi e kalon Salahun, kjo është renditja e plotë

Lionel Messi ka marrë kryesimin në garën për Këpucën e Artë këtë sezon.

Sport

30/04/2018 16:21

Me tri golat e shënuara në fitoren 2:4 të Barcelonës në udhëtim te La Coruna, ylli argjentinas ka arritur në kuotën e 32 golave këtë sezon në La Liga, duke marrë kryesimin edhe në garën për Këpucën e Artë.

Messi ka lënë pas Mohamed Salah, që nuk arriti të shënonte në ndeshjen që Liverpool barazoi 0-0 me Stoken e Xherdan Shaqirit.

Kalendari deri në përfundim të sezonit, e favorizon më të madhe Lionel Messin, që ka edhe katër ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Salah me Liverpoolin në Premierligë ka vetëm edhe dy ndeshje.

Se kush janë lojtarët që pozicionohen në krye të renditjes për Këpucën e Artë, mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/