Keni qenë duke i larë flokët gabim gjatë gjithë kësaj kohe, mësojeni si duhet (Foto)

Sa kohë shpenzoni duke i larë flokët? Disa minuta? Një orë? Në mënyrë që të keni flokë që shkëlqejnë dhe të mira, ju duhet të dini edhe si t’i lani ato.

Lifestyle

07/11/2015 21:17

Duket se mënyra si i lani flokët ka shumë ndikim në shëndetin dhe dukjen e flokëve, se që e keni menduar më parë.

Sigurisht, për juve mund të duket shumë e thjeshtë larja e flokëve. Zgjoheni në mëngjes, futeni në banjo dhe i lani ato dhe më pas thjeshtë i thani dhe dilni. Por, duket se ka disa hapa që duhet ndjekur, në mënyrë që të keni flokë shumë të mira.

Kjo është ajo çfarë duhet të bëni:

1. Krehni para se t’i lani
68d3ccb7-2ac5-4e25-80a1-c434c2c024e5_tablet
Para se të hyni në dush, krihni flokët. Krehja do të stimulojë skalpin duke parandaluar çdo dëmtim. Për më tepër, krehja e flokëve para se t’i lani do të ju ndihmojë që ujë të hyjë më mirë në skalp.

2. Lagni flokët me ujë të vakët (jo të nxehtë) dhe më pas aplikoni shamponin
Lagni flokët me ujë të vakët dhe evitoni larjen e flokëve me ujë të nxehtë. Më pas, vendosni shampo në kokë. Mos vendosni shumë shampo, përveç nëse flokët tuaja janë shumë të gjata.

3. Bëni masazh skalpit të kokës
b6031564-4c88-40fb-8e6e-11dc6a55ce2d_tablet

Shumica e njerëzve e fërkojnë kokën vetëm pasi shamponi të shkumojë nëpër të gjitha pjesët e tij. Por, para se ta hiqni shamponin, kujdesuni që t’i bëni masazh kokës për dy minuta.

4. Shpërlani me ujë të ftohtë
02b89c26-9f55-4090-9730-bfa90a949912_tablet

Shpërlani flokët me ujë të ftohtë, për shkak se temperatura është mjaft e rëndësishme për flokët dhe rrënjët e tyre. Shpërlarja me ujë të ftohtë do t’i mbrojë ato!

5. Tharja
48bec50f-7b36-41aa-92e5-ee7823cb7e63_tablet

Shtrydhni sa më shumë ujë nga flokët. Kjo do të parandalojë ujin që të mbetet në flokë, i cili nëse ndodhet aty kur e thani me makinë tharëse, i dëmton flokët tuaja. Më pas, mund të shtoni kremin tuaj për flokë. (lajmi.net)