Keni probleme me memorie? Ja si të mbani mend gjithçka shumë më lehtë

Gabriel Wyner në librin e tij “Fluent Forever” thotë se mënyra më e mirë të mësosh një gjuhë të re është të praktikosh ta mbash në mend atë.

Fun

16/11/2015 09:43

Me fjalë të tjera, në vend se ta lexoni e ri-lexoni një listë me fjalë të ndryshme, ju duhet ta lexoni atë një herë dhe pastaj ta testoni veten vazhdimisht.

Sidoqoftë, e njëjta strategji duket se bën punë për çdo gjë e jo vetëm kur dëshironi të mësoni gjuhë të reja, raporton lajmi.net.

Një studim i vitit 2003, tregon fuqinë e testimit për ta ngjitur një informacion në memorien tuaj.

Në këtë studim, hulumtuesit kishin marrë participant të ndryshëm dhe i kishin ndarë në dy grupe.

Grupi i parë duhej ta lexonte një listë me 40 fjalë 5 herë, ndërsa grupi i dytë duhej ta lexonte një herë dhe ti bënte 5 teste të përsëritjes.

Pastaj ata e kishin bërë një testim se sa i mbanin fjalët mend, dhe njërin test e kishin bërë pas 5 minutave tjetrin pas një jave.

Rezultatet kishin shfaqur se participantët të cilët e kishin lexuar 5 herë listën me fjalë kishin pasur rezultate shumë më të mira se grupi tjetër në testin e parë pas 5 minutave.

Por, grupi i dytë, i cili e kishte lexuar listën vetëm një herë kishte performuar shumë më mirë në testin i cili ishte pas një jave.

Me fjalë të tjera, metoda e testimit kishte bërë që participantëve të ua fuqizoj memorien afatgjatë.

Sidoqoftë, studime të tjera sugjerojnë se edhe kombinimi i testimit të fjalëve me një rezultat të menjëhershëm mund të ndikoj shumë.

Si p.sh., nëse e bëni një test dhe pas çdo pyetje ju tregohet rezultati nëse e keni qëlluar apo jo, kjo do të ju ndihmojë shumë që ta futni informacionin në memorien tuaj afatgjatë dhe atë afatshkurtër. /Lajmi.net