Keni probleme me fytin? Ja 3 recetat e gjyshes

Nuk ka asgjë më të mirë se recetat natyrale të gjyshes për sëmundje të ndryshme.

Lifestyle

20/09/2017 19:20

Ato ia kanë dalur gjithnjë që në mënyrë të suksesshme të shërojnë dhimbjet e fytit, të ftohtin dhe temperaturën, shkruan portali arbresh.info

Dhimbjet e fytit na bezdisin shumë në këtë kohë vjeshte, prandaj duhet të marrim masat paraprake.

Më poshtë mund të gjeni 3 recetat e gjyshes që bëjnë mrekulli:

Gjethet e luleshtydheve

Gjëja e parë që këshillojnë gjyshet është të provoni të vloni ujë me gjethe të luleshtrydheve. Lëreni të ftohet më pas dhe e konsumoni këtë ilaç që konsiderohet i denjë për sëmundjet e fytit. Gjethet e luleshtrydhes kanë fuqi parandaluese për sekrecionet.

Mjaltë dhe limon

Kura e dytë e efektshme është limoni me mjaltë. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Mjafton në një lugë mjaltë të shtoni ca pika limon dhe ta konsumoni.

Vaji i ullirit

Më në fund, ilaçi që e sugjerojnë gjyshet është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë dhe limon. Kjo kurë jo vetëm që qetëson fytin, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh.