Keni probleme me Facebook? Ja çfarë po ndodh!

Nëse jeni duke pasur probleme me Facebook, nuk jeni të vetmit.

Auto & Tek

05/12/2018 15:04

Përdorues të shumtë të Facebook po raportojnë në Twitter se janë duke pasur probleme me qasjen në rrjetin social.

Përdoruesit po shkyçen në mënyrë të pashpjegueshme nga aplikacioni i Facebook për celularë, duke mos mundur të kyçen përsëri.


Raportimet për problemin në Facebook po bëhen nga e gjithë Evropa, dhe duket se serveri i rrjetit social, që ndodhet në Irlandë, ka disa probleme, transmeton Gazeta Express.

Facebook po i shkyç përdoruesit nga rrjeti social duke iu dhënë mesazhin: “Ndodhi një gabim i papritur. Provoni të kyçeni përsëri”.