Keni probleme me gjumin kur largoheni nga shtrati juaj? Ja pse ndodhë kjo

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke qëndruar në ndonjë hotel luksoz apo qoftë edhe tek ndonjë mik, e rëndësishme është se gjumi juaj nuk është në rregull kur largoheni nga shtrati juaj.

Fun

26/04/2016 05:53

Problemet me gjumin janë bërë pjesë e shumë studimeve që bëhen sot dhe studiuesit së fundmi kanë dalur edhe me një hulumtim sa i përket kësaj dukurie, përcjell lajmi.net

Ata kanë matur aktivitetin e trurit tek 35 njerëz të shëndoshë gjatë gjumit dhe kanë gjetur disa prova shumë unike.

Gjatë hulumtimit kanë vërejtur se hemisfera e majtë e trurit qëndron vigjilente dhe e zgjuar ndërsa pjesa tjetër bën gjumë.

Kjo ndodhë për shkak sepse kur gjindemi në një mjedis të ri dhe të panjohur truri gjithmonë qëndron në gjendje për të monitoruar mjedisin në rast se shfaqet diçka e pazakontë.

Përkundër tentimeve për të fjetur truri bën presion mbrojtës duke na mbajtur të zgjuar për shkak të mjedisit të panjohur.

Kjo ndodhë vetëm natën e parë kur ndërroni vendin e gjumit, pastaj truri adaptohet me mjedisin dhe gjithçka rregullohet.

Andaj, kur jeni larg shtratit tuaj dhe ju mungon gjumi, arsyeja është kjo dhe nuk duhet të brengoseni./lajmi.net