Keni problem me pagjumësinë? Këto 5 ushqime do t’u vënë në gjumë

Pagjumësia nganjëherë ndikon tek çdo i treti person dhe shumica e të rriturve dhe të punësuarve kanë probleme në arritjen e qëllimit për "tetë orë gjumë"

Fun

13/02/2017 19:41

Edhe pse ndonjëherë është rezultat i jetës stresuese, një numër i obligimeve dhe mungesa e aktivitetit fizik që mënyrë të shëndetshme “na lodhë”, ushqimi që hamë ne gjithashtu ka një ndikim të madh në cilësinë e gjumit.

Dietologia dhe autorja e bestsellerit “Udhëzues për gjumë të mirë”, tregon se cilat ushqime duhet të hahen në qoftë se keni probleme me gjumin, si edhe çfarë nuk duhet të konsumohet para se të shkojmë në shtrat.

Ushqim për gjumë të mirë:

1.Bananet

Meqë janë të pasura me magnez, i cili relakson muskujt, si dhe hormonet serotonin dhe melatonin, që nxisin gjumin.

2. Mjalta

Një lugë gjelle mjaltë përmban glukozë, e cila i thotë trurin që të fikë prodhimit oreksinës, kimikati që rrit vigjilencën dhe vëmendjen.

3. Bajamet

Ato përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilat natyrishëm ndihmojë në zvogëlimin funksionit muskulor dhe nervor dhe në të njëjtën kohë qetësojnë rrahjet e zemrës.

4. Qulli me tërshërë

Fiibrat në qullin me tërshërë nxisin prodhimin e insulinës dhe natyrshëm rrisin nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa tërshëra gjithashtu është e pasur me melatonin.

5. Mishi i pulës

Ky mish është plotë me triptofan, i cila është provuar që rritë cilësinë e gjumit.

Armiqtë e gjumit:

– Alkooli

– Ushqimet pikante

– Ushqimet e yndyrshme

– Kafeja

– Djathi.