Keni parë ndonjëherë re të tilla, të frikshme

Në botë e nganjëherë edhe në nënqiellin mbi vendin tonë mund të shohim re goxha të pazakonta, por jo si këto që do t’i shihni më poshtë. 

Bota

14/10/2014 00:56

Disa nga retë e para në botë duken vërtetë dramatike dhe të frikshme.

Mund të ju duken të pabesueshme, por ato janë fotografuar në vise të ndryshme të botës. 

1. Retë e quajtura Arkus

Këto re janë në formë të rolnes apo re horizontale dhe ato sjellin erëra të ftohta.

2. Retë si polica

Këto re janë në formë të gypave. Ato janë më të rrezikshme pasi sjellin stuhi të fuqishme.

3. Retë lentikulare

Këto janë re të rrafshëta në formë të enëve. Janë të lidhura me turbulenca dhe për këtë arsye aeroplanët iu shmangen, por jo edhe aeroplanët që fluturojnë pa karburant, por duke u bazuar në rrymat e ajrit.

4. Retë mamatus

Këto re në formë sferash zakonisht paralajmërojnë mot ekstrem. Kur i shikoni keni përshtypje se qielli thjesht vlon. Këto re mund të shtrihen në distanca të mëdha edhe me mijëra kilometra në të dy anët. Emri i tyre mamatus vjen nga fjala latine mama, që do të thotë gjinjtë.