Keni parazitë në stomakun tuaj? Ja si t’i largoni!

Infeksionet më të shpeshta nga parazitët vijnë për shkak të higjienës së dobët, konsumimit të ushqimit të dobët, prekja e kafshëve, udhëtimit në vende tjera (mjedisi, ushqimi dhe uji) dhe insektet, transmeton lajmi.net

Lifestyle

22/05/2017 09:10

Këto janë simptomet e infektimit nga parazitët:
Lodhje
Probleme kronike në tretje
Çrregullime të këkurës dhe ekzema, puçrra apo njolla, lezionet papulare dhe plagë.
Gjithashtu mund të keni problem në gjendjen tuaj emocionale, si luhatje të humorit tuaj, nervozë, depresion, harresë, shqetësimi dhe ankthi.
Shqetësimet në gjumë, si pagjumësia, dhëmbë që bluajnë gjatë gjumit, lagni shtratin, zgjimet e njëpasnjëshme gjatë gjumit.
Pesha dhe problemet në apetit, si humbja e peshës, humbja e apetitit, ose edhe e kundërta, mos kontrollimi i ngrënies së ushqimit dhe shtimit të peshës.
Dhimbje në muskuj, mpirje të duarve apo këmbëve, dhimbje të zemrës apo dhimbje të duarve.
Probleme në gjak, si paraqitja e glukozës dhe anemisë.

Si të eleminoni parazitët:
Limon dhe mentë
Merrni një filxhan të lëngut të mentës dhe vendosni kripë të zezë dhe lëng limoni në të, pastaj pini çdo ditë, duke eleminuar kështu të gjithë infeksionin nga parazitët në stomakun tuaj.
Lëng shege
Përdorimi i lëngut të shegës është më se i nevojshëm për të eleminuar parazitët në stomakun tuaj. Shega mund të hahet apo edhe të pihet si pjesë e përditshmërisë suaj, për të parandaluar sulmet e parazitëve dhe mbajtjen e stomakut të pastër dhe të shëndetshëm.

Çelësi i eleminimit të parazitëve është konsumimi i ushqimit dhe bimëve.
Gjërat që duhet t’i keni në konsideratë kur të eleminoni parazitët përfshijnë hudhër të papërpunuar, qepë të kuqe, vaj kokosi, fara kungulli, perime të fermentuara, aloe vera, uthull molle. /Lajmi.net/