Keni lindur në shtator? Konsideroheni me fat!

Ditëlindjet janë gjëja më personale e vitit për të gjithë, dhe është njëra ndër ditët më të preferuara të gjithë vitit.

Fun

05/09/2016 08:47

Kështu do të arrihet në një nivel sa asnjë festë tjetër të mos i zërë vendin ditëlindjes.

Pranimi i dhuratave, urime të ndryshme, festa e shumë gjëra të tjera që mund të ndodhin në një ditëlindje e bëjnë atë edhe më të veçantë, megjithatë një studim i fundit sipas Metro, thuhet se ju do të jeni njeriu më me fat nëse do të kishit lindur në shtator, sepse bebet e muajit shtator definitivisht janë ndër më të mirat, transmeton Klan Kosova.

Ja disa nga arsyet pse ju jeni njeri me fat nëse keni ditëlindjen në muajin Shtator:

1. Moti është perfekt
Foshnjat e shtatorit nuk kanë nevojë të shqetësohen mbi implikimet e motit në veshjet e tyre për të festuar ditëlindjen. Moti në këtë muaj është aq i përshtatshëm sa që nuk ju bënë të djersiteni fare por as edhe të ngrini se ftohti.

2. Shtatori kohë e shkëlqyer
Fakti se vera tani është në përfundim nuk do të prish asgjë planet tuaja, gjithësesi ju keni qenë të zënë me pushimet tuaja por ju keni pasur mjaft kohë për të numëruar ditët që ditëlindja juaj është afër dhe se kë do të ftoni dhe çdo të bëni. Ju do të keni më shumë kënaqësi të përgatisni festën tuaj.

3. Zgjedhje të shumta për të organizuar
Nëse ju keni ditëlindjen në shtator ju nuk do të ndiheni aspak të nervozuar rreth ditëlindjes tuaj, ju veshni disa rroba të thjeshta që iu bëjnë të dukeni për mrekulli edhe pse keni një festë tuajën.

4. Shumë ditëlindje në këtë muaj
Ju do të jeni njeriu më me fat nëse keni ditëlindjen në këtë muaj, gjithësesi ka shumë njerëz që festojnë ditëlindjet e tyre, edhe ti pse të mos organizosh dicka interesante, nuk është aspak e rëndësishme, një ëmbëlsirë disa qirinj dhe gjithcka do të jetë në rregull. Shtatori mendohet të jetë muaji i ditëlindjeve.

5. Ditëlindjen në Shtator, shenjat e një ylli
Nëse keni lindur në këtë muaj ju do të jeni Virgjëreshë apo një Peshore, por ju do të jeni me shenjat e një ylli që do të keni një ndjenjë të fortë të drejtësisë.

6. Do të keni urime të mjaftueshme në statusin tuaj apo nga klasa juaj
Mësimet mund të fillojnë edhe në këtë muaj, secili përfundon pushimet, punët fillojnë, dhe të gjithë do të kenë kohë të kenë kontakte me ty transmeton klankosova,tv,  prandaj edhe urimet e shumta nuk do të mungojnë për një shëndet dhe sukses gjatë gjithë jetës, nga shokët tuaj të klasës apo miqtë dhe të afërmit.