Keni koll të vazhdueshëm? Receta që do ua largojë mukusin “sikur me dorë”

A ndjeni dhimbje të mprehtë në gjoks kur të shtriheni? A iu shqetëson kolli përgjatë gjithë natës?

Lifestyle

21/01/2019 20:50

Ekzistojnë disa mjete natyrale për zhbllokimin e gjoksit nga mukusi, por ajo për të cilën do flitet është posaçërisht e destinuar për pastrimin e mukozës nga mushkëritë, transmeton lajmi.net.

Nëse ju vuani vazhdimisht nga kjo lloj gjendjeje, shurupi 100% natyral, do të ndihmojë në minimizimin e akumulimit të mukusit dhe gëlbazës.

Gjëja më e mirë është shurupi përmban vetëm 5 përbërës:

Përbërësit:

– 1 gotë shurup të pastër panje
– 250 ml të ujit të filtruar
– 1 limon organik, të prerë në feta
– 1 lugë çaji fara liri
– 1 lugë çaji sherbelë
– 1 lugë çaji. rrënjë alte

Udhëzuesi:

– Në një tigan të vogël, kombinoni shurupin e panjës dhe ujin e filtruar.
– Vendoseni këtë përzierje në ngrohje mesatare për rreth 10 minuta.
– Shtoni përbërësit e mbetur.
– Ulni ngrohjen dhe mbajeni në shporet elektrik për 15 minuta.

Ruajeni këtë shurup në frigorifer. Merrni një lugë gjelle tri herë në ditë deri sa të vini re një përmirësim. /Lajmi.net/