Keni këmbë dhe duar të ftohta? Ja çfarë duhet të bëni për ta zgjidhur këtë problem

Problemet me qarkullim të dobët të gjakut ndodhin kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, zemër dhe organe tjera.

Lifestyle

27/12/2016 01:45

Arsyeja për këtë është bllokimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet akumulohen me trombocite.

Ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai, transmeton Gazeta Express.

Disa prej problemeve më të zakonshme janë shtypja e lartë e gjakut, këmbë të ftohta, duar të ftohta, probleme me zemër etj.

Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem. Ka disa përbërës natyral të cilët janë veçanërisht të dobishëm për këtë problem, si hudhra, xhenxhefili, piper dhe brokol.

Në mënyrë që ta zgjidhni këtë problem, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

–         Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë

–         Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë

–         Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë

–         Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm

–         Lëreni duhanin

–         Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit

–         Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk

–         Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët