Keni gunga pas veshit dhe qafës? Këto janë trajtimet natyrale që duhet të përdorni

Është mëse e zakonshme që disa njerëzve t'ju shfaqen gunga të vogla në pjesë specifike të trupit, si pas qafës dhe veshit, të cilat në pamje të parë duken si formacione dhajmore ose akne.

Lifestyle

22/06/2017 23:22

Në të vërtetë ato janë ciste epidermoide dhe nuk kanë aspak lidhje me cistet dhjamore.

Sipas klinikës Mayo, cistet e vërteta dhjamore janë shumë të rralla dhe formohen nga gjendrat dhjamore që lubrifikojnë flokët dhe lëkurën.

Edhe pse nuk paraqesin ndonjë rrezik serioz, këto ciste mund t’ju bezdisin sidomos gjatë verës pasi djersini dhe natyrshëm ju vjen t’i kruani, duke shkaktuar në këtë mënyrë lëkurë inflamuar.

Ja disa prej trajtimeve natyrale dhe aspak të dhimbshme që duhet të përdorni në kësilloj situate:

1.Xhel i Aloe veras: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga mjetet më të mira natyrore për të  trajtuar cistet epidermoide. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe antiinflamatorës, si dhe vitaminë C që trajtojnë këto gunga dhe hidratojnë lëkurën. Ai mbron gjithashtu lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

2.Uthull molle: Acidi cetik që gjendet tek uthulla e mollës  ka veti antiinflamatore, mbron lëkurën nga baketeret dhe lufton infeksionet. Aplikoni direkt uthullën e mollës në zonat ku keni ciste dhe mbulojini me një fashë. Ky proces duhet të kryhet për 2-3  javë.

3.Qumështi:Qumështi ka në përmbajtjen e tij shumë minerale dhe vitamina që hidratojnë lëkurën dhe eleminojnë cistet. Merrni disa pika qumësht dhe vaj kastori dhe aplikojini mbi lëkurë duke i masazhuar për 5-10 minuta çdo ditë. Rezultatet do të shafqen shumë shpejt dhe ju do të shpëtoni nga ky problem estetik dhe jo vetëm. /Lajmi.net/