Keni dërguar mesazhin gabim? Ja mundësia që sjell What’s App

Sa herë ju ka ndodhur që të dërgoni një mesazh të gabuar?! Jeni duke folur për shefin dhe, mesazhin që do t’i dërgonit mikeshës, ja dërgoni pikërisht shefit?! Nuk po shkojmë më larg, sepse me siguri që këtij të fundit mund t’i keni dërguar edhe mesazhin ‘ftues’ që kishit bërë gati për burrin…

Auto & Tek

19/04/2017 10:36

Sido që të ketë qenë situata, tani, në Whatsapp do të keni një zgjidhje. Shumë shpejt, ky aplikacion që përdoret tashmë nga të gjithë, do të lejojë fshirjen e mesazheve të dërguara, brenda 5 minutave .

Nëse pendoheni për atë që keni shkruar, dhe marrësit ende nuk I ka mbërritur, keni mundësinë ta fshini ose ta ndryshoni.