Keni dëgjuar për ishullin lundrues? Ai mbahet nga 100.000 shishe të plastikës (Video)

Artisti britanik Richard "Rishi" Sowa kishte ndërtuar një ishull lundrues artificial në Meksikë.

Fun

22/11/2016 14:20

Ishulli i tij i parë është shkatërruar nga një uragan në vitin 2005, pastaj është zëvendësuar me një ishull tjetër, i cili ka qenë i hapur për turistë që nga viti 2008, transmeton lajmi.net

Ishulli ndodhet në ujërat e Isla Mujeres “Ishulli i Grave”, afër Kankunit. Ishte fillimisht 20 metra (66 ft) në diametër, më pas u zgjerua në 25 metra (82 ft), ku u rritën edhe bimë në të.
Ishulli mbahet prej rreth 100.000 shisheve të plastikës. Ka tre plazhe, një shtëpi, dy pellgje, një ujëvarë, një makinë larëse dhe panele diellore.
Rreth këtij projekti kanë ndihmuar vullnetarë të shumtë.
Sowa do të vazhdojë që të bëjë përmirësime në ishull, pra gjithmonë do të jetë një vepër arti në progres. /Lajmi.net

YouTube player