Keni dëgjuar për depresionin e vaginës?

Është një term interesant që përdoret për të shpjeguar për një dhimbje të vazhdueshme që ndodh në vulvë.

Lifestyle

10/12/2017 14:45

Dr. Vanessa Mackay e cila është zëdhënëse e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve, shpjegoi se “Shkaku i saktë i kësaj gjendjeje është e panjohur, edhe pse mendohet të jetë një problem me nervat e vulvës”, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.

Mjekët: Kjo është sëmundja që po ia merr jetën femrave mbi moshën 30-vjeçare

Kjo mund të jetë një problem mjaft i gjatë dhe prekë gratë e të gjitha moshave, gjendja është mjaftë e vështirë për t’u diagnostifikua për shkak të një numri të madh shkaqesh që sjell këto dhimbje.

Në anën tjetër, shumë prej mjekëve nuk e njohin këtë si sëmundje, prandaj gjithë ato paciente që ankohen pasi humbin edhe seksualitetin e tyre mbesin pa zgjidhje.

Ndërsa sipas znj. Mackay, trajtimi mund të bëhet me qetësues, lubrifikantë apo fizioterapi e në raste të caktuara edhe ndërhyrje kirurgjike.

Por shpesh, nuk është vetëm trajtimi vetë që bën një ndryshim të madh. Është duke dëgjuar, besuar dhe kuptuar.