Këngëtarja uron Bajramin e ‘zhveshur’, fansat e ‘kryqëzojnë’ (Foto)

Dje u shënua dita e parë e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarët e fesë islame festuan dhe uruan në mënyra të ndryshme.

ShowBiz

26/06/2017 08:26

Por, urimi i këngëtares së njohur Linda Halimi ka habitur fansat të cilët e kritikuan rëndë, shkruan lajmi.net.

Ajo po shijon pushimet verore në Miami të Floridës, nga ku edhe ka shfrytëzuar rastin ta urojë Bajramin.

Në një foto që ka shpërndarë në rrjete sociale, Linda shihet e veshur me bikini dhe me të uroi festën.

“Urime Bajrami të gjithëve me dashuri nga Miami” ka shkruar Linda sipër fotos.

Komentet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet, një komentues i shkruan “Bajram me trupin cullak Po e uron! Wow sa cfar evolucioni!!!! “. /Lajmi.net/