Këngëtarja shqiptare që i këndon nënës (Foto+Video)

Dile Zabeli e lindur në Drenicë, por jeton në Prishtinë ka filluar të merret me muzikë qysh prej shkollës fillore.

ShowBiz

29/02/2016 18:58

Dilja deri më tani numëron mbi 30 këngë dhe 5 videoklipe, shkruan lajmi.net.

Një ndër këngët e saj më të suksesshme është “Pa ty sjam gjallë” e cila u shpërblye gjithashtu me çmimin e publikut në ‘Çelësi muzikor’ në vitin 2012.

Ajo ka realizuar edhe shumë këngë me kantautorin Naim Krasniqi ku prej 5 vitesh është aktive në xhirimet festive të vitit të ri në Rtv21.

Shoqëria e cilëson atë si një vajzë modeste dhe joimponuese në punën e saj.

Dilja për pak ditë publikon projektin e saj më të ri me videoklip të titulluar “Nënë moj nënë”, një këngë prekëse ku të gjithë mund ta gjejnë veten në të.

Ajo thotë se edhepse fatmirësisht nëna e saj jeton ende, Dilja thotë se nëna është gjëja më e vlefshme në jetë dhe e meriton t’i kushtohet një këngë.

Teksti i kësaj kënge është punuar nga Kreshnik Avdiu ndërsa muzika nga Egzon Bajraliu i cili ka bërë gjithashtu edhe orkestrimin.

Klipin e këngës e ka realizuar Video Art dhe pritet të publikohet brenda 5 ditëve të ardhshme./Lajmi.net.

 

YouTube player