Këngëtarja shqiptare pozon përkrah Dua Lipës pas koncertit: Dua, të dua

Mbrëmë në teatrin "Argentina" në Romë të Italisë, është mbajtur një koncert për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

ShowBiz

20/11/2018 18:55

Koncerti është mbajtur për nder të 550 vjetorit të vdekjes së tij ku të pranishëm ishin edhe shumë nga artistët shqiptarë që veprojnë jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Ermal Meta dhe Elhaida Dani janë vetëm disa nga këngëtarët që performuan para publikut.

Kështu, artistja shqiptare, Elhaida Dani pas koncertit ndau disa fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram ku shfaqet përkrah Dua Lipës.

“Dua të dua! Shumë krenare me ty”, shkruan ajo.

Nga ana tjetër, Dua ishte në koncert me gjithë familjen e cila u shpreh se ndihet shumë krenare me vendlindjen e saj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqaObZmBkrH/