Këngëtarja shqiptare në të njëjtin hotel me Xhensilën dhe Besin në Dubai (Foto)

Pasi kaluan disa ditë pushime në Maldive, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Besi dhe Xhensila kanë fluturuar drejt Dubait për të qëndruar disa ditë edhe në një ndër vendet më luksoze në botë.

ShowBiz

20/09/2017 09:44

Sapo kanë mbërritur në Dubai, këngëtarja dhe aktori kanë postuar foto nga hoteli ku po qëndrojnë.

Rastësisht në të njejtin hotel ndodhet edhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila prej disa ditësh ndodhet atje me nënën e saj dhe 2 vajzat.

Nuk dihet ende nëse Besi dhe Xhensila janë takuar me Fjollën, por me siguri nga lajmet edhe mund ta marrin vesh se ndodhen në të njejtin resort./who