Këngëtarja shqiptare në mesin e 20 femrave më të fuqishme në muzikë

"BBC Radio 4" ka bërë listën me femrat më të fuqishme në muzikë.

ShowBiz

30/09/2018 13:50

Kësaj liste padyshim që i prinë këngëtarja Beyonce, për t’u pasuar nga emrat më të njohur të kësaj industrie, shkruan lajmi.net.

Por, në mesin e shumë artisteve janë edhe Taylor Swift, Adele e shumë të tjera, duke mos përjashtuar as artistet shqiptare.

Është Dua Lipa ajo e cila pozicionohet e 20-a në këtë listë , ku nuk mungoi edhe një përshkrim për të.

“Ajo bëri një fjalim të madh dhe të fuqishëm në “Brit Awards”. Ajo është shumë e re dhe fjalimi ishte shumë i mirë. Ajo njihet botërisht dhe inspiron të rinjtë. Një yll muzike me etikë të fortë pune, vlera femërore dhe një influencë të madhe te vajzat e reja. Dua ishte femra më e transmetuar e 2017-ës sipas Spotify dhe u bë femra e parë që u nominua për pesë çmime BRIT.”, shkruan BBC Radio 4. /Lajmi.net/