Këngëtarja serbe merr 1123 kërcënime me vdekje për Sheshelin

Këngëtarja serbe Jelena Karleusha, ka bërë të ditur se ka marrë 1123 kërcënime me vdekje, shkaku se i kishte reaguar përmes profilit të saj në Twitter, një deklarate të radikalit serb Vojisllav Sheshel. 

Lajme

14/11/2014 17:06

Këngëtarja e njohur serbe ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se ka marrë 711 kërcënime me vdekje shkaku i Sheshelit.

Ajo vetëm pak minuta pas postimit të parë, ka bërë edhe një postim tjetër, kësaj radh duke iu drejtuar policisë. “Përshëndetje policia. Dua të raportojë 1123 kërcënime me vdekje. Seriozisht e kam. Jam Jelena Karleusha”, ka shkruar ajo, transmeton lajmi.net. 

Ajo më parë kishte bërë një postim ku kishte thënë se nëse Shesheli thotë se “është i lumtur për vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, atëherë unë jam e lumtur që Shesheli do të vdes nga kanceri”.

Kjo deklaratë e saj, ka bërë që përkrahësit e të akuzuarit për krime lufte, t’i vërsulen duke e kërcënuar me vdekje. (lajmi.net)