Këngëtarja rumune që këndoi këngën e Erës flet për lajmi.net

Dje, me gjasë keni arritur të dëgjoni një cover të këngës “Bonbon” të Era Istrefit, nga një vajzë me emrin Ruxandra nga Rumania.

ShowBiz

01/03/2016 09:55

Pasi që ngjalli interesim të madh në Kosovë, lajmi.net arriti të sigurojë një intervistë ekskluzive me të, të cilën mund ta lexoni më poshtë.

lajmi.net: Së pari, shqiptarët duan të dinë më shumë për ju. Kush është Ruxandra, a jeni një këngëtare profesionale apo është thjesht hobi dhe çfarë bëni në jetën e përditshme?

Ruxandra: Përshëndetje të gjithëve! Jam Ruxandra, një vajzë e thjeshtë nga Rumania që e dashuron muzikën. Tani jam vetëm 13 vjeç (mbush 14 në dy muaj). Nuk mund të them që jam këngëtare profesionale por jam duke punuar në lidhje me këtë shumë intensivisht. E ndjej që muzika nuk do jetë vetëm hobi për mua, pasi që është mënyra më e mirë nëpërmjet së cilës mund t’i shpreh emocionet dhe ndjenjat gjatë ditës. Për momentin e kam një këngë në Youtube që quhet Supersonic Lovesong. Dëgjojeni dhe shpërndajeni nëse ju pëlqen!

YouTube player

lajmi.net: Përkundër faktit se kemi mjaft artistë shqiptarë që kanë patur sukses, muzika shqiptare që ka depërtuar jashtë Ballkanit është e rrallë. Nga keni marrë vesh për këngën “Bonbon” duke e ditur se është një këngë shqiptare?

RuxandraProducenti im e gjeti rastësisht në një kanal në Youtube dhe u dashurua me të. Ne gjithmonë kërkojmë muzikë nga e gjitha bota me qëllim që të jemi në kontakt me tinguj të rinj, dhe ‘BonBon’ tingëllon shumë e freskët dhe origjinale, shkon shumë me qëndrimin e Erës. Na bën ne, evropianët lindorë, shumë krenarë.

lajmi.net: Çfarë ju pëlqen në lidhje me Erën?

RuxandraMendoj se është Mbretëresha e Swag-ut. Është shumë cool dhe me vetëbesim, ashtu siç dua të jem dhe unë. Është një faktor inspirimi për mua dhe për shumë fëmijë të tjerë, jam e sigurt. Do të doja shumë ta takoja një ditë!

lajmi.net: A e dini se Era është nga Kosova? Çfarë dini për Kosovën dhe shqiptarët?

RuxandraPo, e kërkova në Google. E di që jemi fqinj dhe kryeqyteti i shqiptarëve është Tirana. Dëgjova dhe për konfliktin e Kosovës, gjithashtu. Do të doja të bëja një turne në vendin tuaj një ditë.

lajmi.net: Çfarë ju shtyu ta realizoni këtë cover?

RuxandraThjesht më pëlqeu shumë. Dhe e respektoj sepse është në shqip. Shoh disa artistë përreth në Ballkan dhe mendoj se janë të frikësuar të këndojnë në gjuhën e tyre vendase. Por kjo mund të kontribuojë në origjinalitetin e një këngeje dhe është mënyra e vetme për t’u dalluar nga industria internacionale e muzikës. Duke qenë vetëvetja dhe duke e respektuar kulturën dhe gjuhën tonë në vend se të mundohemi dëshpërimisht të kopjojmë dikë tjetër sepse kanë rroba të shtrenjta dhe klipe më të shtrenjta.

lajmi.net: Rumania njihet për artisët e saj të shumtë, sidomos nga zhanri House ose “hitet e verës” që depërtuan nëpër botë, si Alexandra Stann dhe Inna. Cilin nga këta artistë do ta veçonit?

RuxandraNuk jam fanse e madhe e “hiteve verore”, pasi që shkojnë e vijnë dhe më duken më shumë si lidhje të shkurta dashurie se sa muzikë e mirëfilltë. Por jam e gëzuar që diçka e jona doli jashtë në botë. Më pëlqen kënga ‘Dreams’ nga Carla, është një grup i mirë që filloi të mbushë radiot tona me diçka më ndryshe se “tumzi bumzi” e zakonshme. Më pëlqen Loredana Groza, mund të jetë një nga artistet e para që ndikoi në mënyrën se si këndoj unë. Dëgjoni diçka edhe nga ajo, ka performanca shumë të bukura ‘live’. Inna gjithashtu ka këngë të bukura por është pak e mbi-prodhuar.

lajmi.net: Në cilin nivel të karrierës suaj si këngëtare jeni për momentin dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Cover-i i “Bonbon” na bën të besojmë në ju..

RuxandraFaleminderit shumë! E vlerësoj vëmendjen tuaj! Ne ishim shumë të lumtur dje kur zbuluam sa mirë reaguat për videon tonë. Ne thjesht donim ta këndonim këngën pa pritshmëri të tjera, dhe t’ia tregonim miqëve tanë. E filmuam me telefon. Tani e kuptova sa e rëndësishme është të jesh vetëvetja dhe të përkrahësh kulturën tënde, të përkrahësh fqinjtë e tu, të përkrahësh artistët që janë origjinalë dhe të kesh gjithmonë besim në atë çfarë të pëlqen, dhe jo në atë çfarë të thonë që është ‘cool’. Ne kemi nevojë për një udhëheqëse trendi këtu, në Ballkan, dhe Era sapo filloi të jetë e tillë! Sigurisht, jam në fillim të karrierës, jam gati 14 vjeç, siç e thashë më parë. Unë dhe producenti im do lancojmë një këngë të re javën tjetër kështu që jini në pritje!

lajmi.net: Së fundmi, keni ndonjë mesazh për Erën dhe shqiptarët?

RuxandraTë duam shumë Era! Vazhdo të jesh ‘cool’ dhe origjinale. Shpresoj që një ditë të bëjmë një këngë bashkë! Të dua Shqipëri, është shumë gjë e bukur ta kuptosh që nuk je vetëm. Le t’i bashkojmë forcat dhe t’i tregojmë të gjithë botës se çfarë muzike e mirë mund të lindë këtu, në kryqëzimin e dy botëve. /lajmi.net

E jashtëzakonshme: Grupi nga Rumania i bën cover këngës së Erës (Video)

YouTube player