Këngëtarja refuzon dhuratën e fansit, goditet 20 herë me thikë

Një këngëtare e re japoneze e muzikës pop, ndodhet në gjendje kritike pasi është goditur në mënyrë të përsëritur me thikë nga një fans i fiksuar pas saj.

Bota

23/05/2016 21:32

Mayu Tomita, 20 vjeçe, u godit rreth 20 herë me thikë në fyt dhe kraharor pasi refuzoi një dhuratë nga një fans, gjatë një koncerti në Koganei të Tokio, pasditen e djeshme.

Këngëtarja e cila është studente, ndodhet në gjendje të rëndë dhe nuk është përmendur.

Policia vendase deklaroi, se një 27 vjeçar me emrin Tomohiro Iwazaki, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me thikën e përgjakur, shkruan noa.al.

Para sulmit, këngëtarja informoi policinë se Iwazaki e kishte shqetësuar disa herë online dhe kishte bërë komente posesive ndaj saj në Twitter. Tomita shfaqet shpesh në programe pop-i dhe është një idhull për të rinjtë.