Këngëtarja me famë botërore pëlqen fotografinë e Encës

Enca Haxhia është në mesin e artistëve shqiptar më të ndjekur në Instagram.

ShowBiz

22/05/2018 07:59

Në mesin e 1 milion ndjekësve të saj është edhe Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare që ka arritur famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Enca së fundi ka shpërndarë një imazh provokues nga koncerti që mbajti në amerikë.

Fotografia e Encës me mbishkrimin “Hallall apo Haram?”, është pëlqyer dhe komentuar shumë, madje atë e pëlqeu edhe Bebe Rexha.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është “Dua”, këngë e cila u prit mirë në publik edhe pse u kritikua për skenat e ‘nxehta’ të videoklipit. /Lajmi.net/