Këngëtarja e njohur shqiptare përfundon në Instagramin e yllit latin, J Balvin

J Balvin është një nga emrat më të pëlqyer në muzikë.

ShowBiz

16/09/2018 15:40

Ai së fundi ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha dhe David Guettan në këngën “Say My Name”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Guettas me titull “7” dhe pasi u publikua në disa platforma muzikore, u prit mirë nga publiku.

Ishte Bebe Rexha ajo e cila së fundi ka postuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet në veturë duke kënduar në gjuhën spanjolle.

J Balvin bëri një ‘screenshot’ nga ajo video dhe e publikoi në llogarinë e tij, ku ka mbi 23 milionë ndjekës. /Lajmi.net/