Këngëtarja e njohur: Nëse nuk e dini 100% që jeni të talentuar, mos e gënjeni veten kot

Tregu i muzikës çdo ditë po pasurohet me artistë të rinj.

ShowBiz

06/08/2018 11:21

Por, në mesin e gjithë këtyre artistëve jo të gjithë marrin kritika pozitive për zërin, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, shumë prej tyre thuhet se nuk dëgjohen por shikohen në klipet e tyre, duke iu munguar talenti në këtë drejtim.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi, ka adresuar tek publiku këtë problem, duke lënë një porosi për të gjithë.

“Kam ca kohe qe kam dashte me shkrujt qet sen, i erdh reni si duket…Nanusha nese nuk e dini 100% qe jeni te talentum edhe qe mundeni me ça ne industri (perjashtohet fakti nese babi, mami, daja, xhaxhi ose ni kusheri i babit ka te njofshem ose palet ne fjale kane leke) mos e rreni veten kot, uluni para pasqyres edhe pytne veten cka qysh tek mrapa jo dy kang po 2 albume nxjerri”, shkruan ajo. /Lajmi.net/