Këngëtarja e njohur deklarohet për herë të parë pas daljes nga psikiatria
Kohës së fundit ajo ka pasur probleme shëndetësore.
ShowBiz
Lajmi se Selena Gomez ishte rikthyer në rrjetet sociale, gëzoi të gjithë fansat e saj.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Heart wants what it wants” ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” në lidhje me shëndetin e saj, koleksionin e fundit sportiv si dhe pasiguritë që ajo ndjen. Siç dihet, Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.
“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të përdor të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Do të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm.” – rrëfen Selena për “Elle”, transmeton lapsi.
Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena i është përkushtuar vetëm punës dhe miqve të saj më të mirë.
“Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.