Këngëtarja e njohur dedikim prekës për aktorin Robert Ndrenika

Njëri ndër aktorët më të njohur shqiptar i cili i qëndroi besnik skenës për shumë vite.

ShowBiz

06/02/2018 11:21

Ishte këngëtarja Rozana Radi ajo e cila përmes disa postimeve në rrjete sociale i dedikoi disa fjalë prekëse aktorit të njohur, Robert Ndrenika, shkruan lajmi.net.

Në postimet e tij, këngëtarja shkroi se Ndrenika është miku më i mirë i babait të saj dhe njëherësh këshilluesi më i mirë i saj.

“Një nga miqtë më të mirë të babait tim. Dikur më këshillonte ndërsa sot më shtrëngon dorën Xhaxhi Berti vazhdoj ta thërras ende. Unë për të do të mbetem gjithmonë e vogla e Nandit. Artistet e mëdhenj kane një buzëqeshje që kur i shikon ta ndryshojnë ditën.”, shkruan ajo.

“Ma thuaj ti”, titullohet kënga e fundit nga Rozana e publikuar gjatë vitit 2016 . /Lajmi.net/